Flash News

E-TJERA

Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të dielë, vendi do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Por do të ketë edhe kalime e vranësirash, të cilat në zonat juglindore pritet të sjellin rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Mbrëmja do të rikthejë motin e kthjellët. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1–2 ballë.

Të fundit