Flash News

E-TJERA

Rriten ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e

Në pjesën e parë të ditës në vend do të dominojë moti i kthjellët. Ndërsa përgjatë kufirit lindor do të ketë vranësira kalimtare, të cilat gjatë orëve të pasdites pritet të përfshijnë gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit