Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rriten rastet e dhunës online, të miturit grupi më i rrezikuar

Në epokën digjitale, ku komunikimi zhvillohet me shpejtësi marramendëse dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, dhuna online është kthyer në një fenomen shqetësues që po prek gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë, veçanërisht të rinjtë.
Në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, institucionet shtetërore dhe në mënyrë të veçantë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), kanë marrë një rol të rëndësishëm në përballjen me këtë sfidë të re, duke ndërtuar mekanizma të mbrojtjes, raportimit dhe ndërgjegjësimit publik.
Floreta Faber, zëvendësdrejtoresha e AKSK-së, tha se “dhuna online përkufizohet si çdo formë agresioni, kërcënimi apo ofendimi që ndodh përmes internetit dhe platformave digjitale”.
“Në Shqipëri, format më të përhapura janë bullizmi kibernetik, shantazhi digjital, mashtrimet me identitete të rreme dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale. Këto forma janë bërë pjesë e përditshmërisë digjitale, shpesh duke kaluar pa u vënë re, derisa pasojat e tyre prekin rëndë jetën e individëve, sidomos të miturve. Shoqëria shqiptare po tregon një ndjeshmëri në rritje ndaj këtij fenomeni, por reagimi mbetet ende i kufizuar.
Shumë raste të dhunës online nuk raportohen, për shkak të frikës, turpit apo mungesës së besimit tek institucionet. Megjithatë, fushatat e ndërgjegjësimit të zhvilluara nga AKSK dhe Ministria e Arsimit kanë ndihmuar në rritjen e raportimeve dhe në krijimin e një kulture të re përgjegjësie digjitale”, tha Faber.
Sipas Faber, “të miturit janë grup-mosha më e rrezikuar dhe janë më të ekspozuar ndaj bullizmit kibernetik, pasi janë përdoruesit më aktivë të rrjeteve sociale dhe shpesh nuk kanë njohuritë e duhura për mbrojtjen e të dhënave personale”.
“Sipas të dhënave të AKSK dhe Policisë së Shtetit për vitin 2025, janë regjistruar mbi 1200 raste të bullizmit kibernetik, nga të cilat 35 për qind kanë pasur si viktima të mitur, rreth 20 për qind e rasteve lidhen me publikimin e materialeve personale pa pëlqim, ndërsa vetëm 40 për qind e tyre janë raportuar zyrtarisht. Këto shifra tregojnë një rritje të dukshme të raportimeve, por edhe të vetë fenomenit”, tha ajo.
Faber tha se trajtimi i një denoncimi për dhunë kibernetike ndjek një procedurë të qartë institucionale.
“Fillimisht, viktima ose prindi bën raportimin pranë Policisë së Shtetit ose përmes portalit të AKSK: https://aksk.gov.al/raporto-3/. Më pas, ekspertët kryejnë verifikimin teknik për të identifikuar burimin e sulmit apo llogarinë anonime. Në rastet kur konstatohet shkelje ligjore, njoftohen institucionet përgjegjëse dhe hapet çështja penale. Paralelisht, përfshihen edhe strukturat e mbrojtjes së fëmijëve dhe psikologët shkollorë, për të garantuar mbështetje emocionale dhe sociale për viktimën”, u shpreh Faber.
Zëvendësdrejtoresha e AKSK-së, theksoi më tej se “në aspektin ligjor, Shqipëria ka bërë hapa përpara në përfshirjen e krimeve kompjuterike në Kodin Penal, por ende mungon një nen specifik që të trajtojë bullizmin kibernetik ndaj të miturve. AKSK ka propozuar ndryshime ligjore që do të parashikojnë dënime më të qarta për shpërndarjen e materialeve personale dhe për përdorimin e identiteteve të rreme me qëllim abuzimi. Kjo është një nevojë urgjente, pasi realiteti digjital po ecën më shpejt se ligji”.
“Një rol të rëndësishëm në këtë luftë ka edhe shkolla. Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzime të posaçme që detyrojnë institucionet arsimore të kenë një koordinator për sigurinë digjitale, si dhe të trajnojnë mësuesit për identifikimin e rasteve të bullizmit online. Edukimi për përdorimin e sigurt të internetit është integruar në lëndët e teknologjisë dhe qytetarisë, me synimin për të ndërtuar një kulturë mbrojtjeje që fillon që në bankat e shkollës”, vijoi ajo.
“Ndikimi i dhunës online në shëndetin mendor është i thellë. Psikologët raportojnë raste gjithnjë e më të shpeshta të ankthit, depresionit, izolimit social dhe uljes së vetëvlerësimit te fëmijët që janë viktima të bullizmit digjital. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave paralajmëruese, si ndryshime të papritura në sjellje, refuzim për të përdorur telefonin apo rrjetet sociale, nervozizëm pas përdorimit të internetit dhe humbje interesi për aktivitetet e zakonshme. Këto sinjale mund të jenë tregues të qartë të një përvoje traumatike online”, shtoi Faber.
Për të përforcuar mbrojtjen e fëmijëve, AKSK ka ofruar platformën “Raporto”, që mundëson raportimin anonim të rasteve të dhunës online.
Faber nënvizoi se “të dhënat më të fundit tregojnë që gjatë periudhës janar-shtator në këtë platformë janë raportuar 184 raste të përmbajtjeve keqdashëse online. Rreth 69 për qind e personave të prekur nga këto përmbajtje keqdashëse online ishin të mitur, nën 18 vjeç”.
“Ndërsa vajzat dhe gratë përbënin 73 për qind të viktimave të këtyre përmbajtjeve të paligjshme. Gjithashtu, janë zhvilluar fushata kombëtare, të cilat synojnë ndërgjegjësimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve për rreziqet e botës digjitale.
Sipas sondazheve të fundit, mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë kanë dëgjuar për këto fushata, por vetëm 35 për qind deklarojnë se kanë ndryshuar sjelljen e tyre online, çka tregon se ndërgjegjësimi duhet të shoqërohet me edukim praktik dhe të vazhdueshëm”, theksoi ajo.
Faber u shpreh se dhuna online është një sfidë që kërkon përgjigje të koordinuar nga të gjitha nivelet e shoqërisë.
“Qeveria shqiptare, përmes AKSK dhe institucioneve të tjera, ka hedhur themelet e një sistemi të mbrojtjes digjitale, por puna duhet të thellohet për të krijuar një mjedis virtual të sigurt për çdo fëmijë dhe qytetar. Vetëm përmes bashkëpunimit mes shtetit, shkollës dhe familjes mund të ndërtohet një kulturë e re digjitale, ku teknologjia të jetë mjet zhvillimi dhe jo burim frike apo abuzimi”, përfundoi Faber./ATSH
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38