Flash News

E-TJERA

Rritet sërish numri i viktimave dhe rastet e reja nga Covid-19 në Shqipëri, sa u shënuan në 24 orët e fundit

Rritet sërish numri i viktimave dhe rastet e reja nga Covid-19 në
Foto ilustruese

Rriten sërish numrat e viktimave dhe rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se me kryerjen e 3424 testimeve janë regjistruar 660 raste të reja, ndërsa 11 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, janë shëruar 555 qytetarë dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 3424testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit