Flash News

E-TJERA

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të enjte i gjithë vendi do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Gjatë orëve të pasdites do të ketë edhe kalime vranësirash, por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

 

Të fundit