Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Ditët me diell janë rikthyer në vendin tonë. Pjesa e parë e ditës së sotme mbetet në ndikimin e kthjellimeve.

Ndërkohë pasditja pritet të sjellë kalime vranësirash në zonat jugore duke lënë qendrën dhe veriun në ndikimin e motit të kthjellët. Edhe orët e natës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 14°C.

Era do fryjë e e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det krijohet dallgëzim i ulët.

Të fundit