Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Kthjellimet do të jenë dominuese në vendin tonë gjatë paradites, por mesdita dhe pasditja pritet të sjellin kalime vranësirash në gjithë territorin, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Të fundit