Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita ka nisur me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vazhdojnë deri në mesditë.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja pritet të sjellin kalime vranësirash në gjithë vendin, por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Të fundit