Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në vend do të mbizotërojnë kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të pakta në skajin verior.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor –veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1– 2 ballë.

Të fundit