Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë

Rriten temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë. Përgjatë relieveve malore kryesisht në Lindje dhe Juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Në fushën termike për ditën e shtunë temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme, ndersa ditën e diel pritet të pësojnë rritje në vlerat maksimale.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Rriten temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë

Rriten temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë

Të fundit