Flash News

E-TJERA

Rritet ndjeshëm eksporti i mandarinave shqiptare

Rritet ndjeshëm eksporti i mandarinave shqiptare

Eksporti i manderinës shqiptare është rritur ndjeshëm në javët e para të dhjetorit - pavarësisht sfidave të Coivid-19.  Të dhënat zyrtare nga qendra e eksportit të Vlorës tregojnë se vendi eksportoi 1,600 ton gjatë periudhës 11-17 dhjetor.

Sipas Rrjetit të Konsulencës për Eksportet, eksportet e mandarinës janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2010, vendi prodhoi vetëm 5,000 ton mandarina, asnjë prej të cilave nuk u eksportua. Por në vitin 2019, prodhimi ishte në mbi 31,000 ton, nga të cilët 14,000 ton u eksportuan.

Shifrat nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se Shqipëria eksportoi mbi 112,000 ton pemë dhe perime në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 me një vlerë prej 6.4 miliardë lekësh (51.7 milion euro).

Prodhimi i agrumeve është trefishuar gjatë dekadës së fundit, nga 13,336 ton në 2010 në 50,882 ton në 2019.

Kultivimi i mandarinës në rajonin jugor të Sarandës dominon sektorin dhe është ndër aktivitetet bujqësore më fitimprurëse në Shqipëri.

Prodhimi është përqendruar midis fermave dhe kooperativave të mirëorganizuara duke përdorur metoda moderne të kultivimit.

Eksporti bëhet kryesisht në tregjet rajonale duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë Veriore, Bosnjë Hercegovinën, Serbinë dhe Ukrainën.

Burimi:  Eurofruit Magazine

 

Të fundit