Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve, Adriatik Lapaj: Organizatori i protestave është ‘Këshilli i Ministrave’

Rritja e çmimeve, Adriatik Lapaj: Organizatori i protestave

Avokati dhe aktivisti, Adriatik Lapaj i angazhuar në protestën kundër rritjes së çmimeve, është shprehur se organizatori i protestave është shprehur se organizatori i protestave kundër rritjes së çmimeve është Këshilli i Ministrave.

Lapaj tha për ‘Opinion’ se kjo vjen për shkak se kryeministri e shpjegon situatën po nxjerr një teori: “luftë pandemia, luftë në Ukrainë, luftë andej, luftë këtej.

Pjesë nga biseda:

Adriatik Lapaj: Është e rëndësishme që të kuptohet se organizuesi i kësaj proteste është Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë…

Blendi Fevziu: Si Këshilli i Ministrave?

Adriatik Lapaj: Ja, ta them unë. Dhe ata, të cilët duan të pasurohen në kurriz të të pamundurve të këtij vendi. Pse është Këshilli i Ministrave? Është Këshilli i Ministrave sepse Kryeministri po nxjerr një teori “luftë pandemia, luftë në Ukrainë, luftë andej, luftë këtej”.

Blendi Fevziu: Kjo është një krizë botërore për të qenë të vërtetë.

Adriatik Lapaj: Tani, jemi në luftë…

Blendi Fevziu: Jo, nuk jemi në luftë, jemi në prapavijë të luftës.

Adriatik Lapaj: Atëherë jemi në një situatë lufte psikologjike, të gjithë sakrifikojmë për të ia dalë.

Të fundit