Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve, Civici: Është e pritshme, tregjet duhet të kontrollohen

Rritja e çmimeve, Civici: Është e pritshme, tregjet duhet

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici tha se rritja e çmimeve të ushqimeve duhet të përballohet me ndihmën e politikave mbështetëse sociale.

I ftuat në studion e A2 CNN, Civici u shpreh se “tregjet duhet të kontrollohen, por është shumë vështirë që të kemi një kontroll shtetëror përsa i përket çmimeve”.

“Rritja e çmimeve është fenomen i përbotshëm dhe kjo ndërthuret me rritjen e çmimeve në vendin tonë për festat e fundvitit. Shqipëria është akoma në një moment kur 50% e shpenzimeve të një familjeje e zënë shpenzimet ushqimore, kështu që rritja e çmimit të ushqimeve mendoj që duhet të përballohet me politika mbështetëse sociale”, tha eksperti i ekonomisë.

Sa i përket ngërçit në të cilin ka hyrë ekonomia shqiptare, eksperti i ekonomisë tha se nuk është Shqipëria i vetmi vend që po e përjeton, por është një cikël që nuk dihet sa mund të zgjasë.

“Shqipëria nuk është i vetmi vend që po kalon krizë. Jemi në një cikël të ekonomisë botërore dhe të biznesit që është e pritshme, por nuk dihet se sa do të zgjasë. Mendoj se rritja e çmimeve që vjen nga turbullirat e tregut të energjisë dhe ai ushqimor, por edhe me një situatë alarmi në të gjitha tregjet aktualisht, do të jetë e përkohshme. Ne duhet të mendojmë se si ta bëjmë ekonominë tonë më të pavarur ndaj këtyre goditjeve”, shtoi Civici.

 

Të fundit