Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimeve, rikthehen protestat para kryeministrisë

Rritja e çmimeve, rikthehen protestat para kryeministrisë

Rikthehen sërish protestat para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’, duke kërkuar nga qeveria të ndërhyjë pas rritjes së karburanteve, çmimeve të shportës dhe shërbimeve.

Në protestat e mëparshme protestuesit kërkuan heqjen e taksave, heqjen e akcizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik duke i lënë kryeministrit Edi Rama afat.

 

 

Të fundit