Flash News

E-TJERA

Skandali/ Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës vendos të mos vihen gjoba për 5 kompanitë

Skandali/ Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të shpëtojë nga gjoba pesë kompanitë që operojnë në tregun e importit të grurit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pas rritjes së çmimit të bukës.

Me 2 vota pro dhe 3 kundër, nuk u miratua propozimi i Sekretariatit për vendosje gjobash ndaj kompanive AgroBlend, Miell Tirana, Bloja dhe Atlas Mills.

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë: Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell  Tirana  SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:

Znj. Juliana Latifi

Z. Eduard Ypi

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:

Znj. Leida Matja

Znj. Adriana Berberi

Z. Denar Biba

 

 

Të fundit