Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri: Shqipëria nuk ndjek parametrat e bursës, shteti është rregullator

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri: Shqipëria nuk

Çmimi i naftës arriti në 210 lekë/litër sot, ndërsa prej javësh është shënuar një rritje drastike duke shënuar një nivel rekord që prej vitit 2009.

I ftuar në ABC Neës, ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti, u shpreh se në Shqipëri çmimi i naftës nuk ndiqet sipas bursës. Panariti sqaron se sot në bursë çmimi i naftës pati një rënie, ndërsa në Shqipëri ndodhi e kundërta.

“Shtrenjtimi naftës. Sot ra nafta në bursa. Se pati një situatë shprese. Sot kërceu këtu nafta. Çmimi këtu nuk ndjek parametrat e bursës. Ka spekulime. Ne naftën e ngarkojmë me taksa të jashtëzakonshme. 120 lek shkojnë taksa. I merr shteti dhe rriten çmimet rrjedhimisht. Janë efekt zinxhirë. Ke fabrika përpunimi me naftë. Ke energji me naftë. Pra shkon zinxhirë”, tha Panariti.

Ish-ministri nënvizoi edhe rolin rregullues të qeverisë, duke u shprehur se në situate mergjente mund të ngrijë çmimet.

“Shteti është rregullator. Në situata emergjente kur gjykon të ngrijë çmime. Se njerëzit po kërcënohen nga mungesa e të ardhurave. Të vendosen tavane deri sa të kalojë emergjenca”, shtoi Panariti.

Të fundit