Flash News

E-TJERA

Thirrja e Metës: Të ndalet menjëherë rritja e çmimit të naftës! Babëzia me justifikim luftën, e papranueshme

Thirrja e Metës: Të ndalet menjëherë rritja e çmimit

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që rritja e çmimit të naftës të ndalet menjëherë. Ai thotë se shtrenjtimi me justifikim luftën në Ukrainë është i papranueshëm.

“Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë! Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”-shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ky i fundit rendit edhe çmimin aktual të naftës në vendet e Rajonit, ndërsa shton se edhe në Ukrainë që është duke u zhvilluar luftë, nafta blihet shumë më lirë se në Shqipëri.

“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.

Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:

Në Slloveni 1.75 USD/litër

Në Kroaci 1.65 USD/litër

Në Rumani 1.6 USD/litër

Në Serbi 1.57 USD/litër

Në Bullgari 1.55 USD/liter”, shton Meta.

Të fundit