Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të naftës, protestë para Kryeministrisë më 9 mars

Rritja e çmimit të naftës, protestë para

Çmimi i naftës u rrit në mënyrë drastike brenda 48 orësh duke kapur shifrën 239 lekë/litër.

Shoqëria civile ka njoftuar protestë të mërkurën në datë 9 mars, në orën 17:00 para Kryeministrisë. Edhe më herët qytetarët u ngritën për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë, ushqimeve dhe karburanteve në muajin Tetor 2021.

Qeveria ka deklaruar se e ka të pamundur të ndërhyjë në tregun e hidrokarbureve. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se nuk është në kompetencat e shtetit të ndërhyjë në çmimin e naftës.

Nga ana tjetër, ekspertët kanë bërë thirrje që qeveria të ndërmarrë politika rregulluese në tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Rritja e çmimit të naftës, protestë para

Të fundit