Flash News

E-TJERA

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët protestë para kryeministrisë, bllokojnë rrugët e Tiranës

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët protestë para

Rritja rekord e çmimit të karburanteve, e për rrjedhojë edhe të çmimeve të tjera në treg ka ngritur në protestë qindra qytetarë para kryeministrisë në Tiranë.

Ndërsa nafta ka shkuar në 270 lekë për litër, qytetarët i bëjnë thirrje qeverisë që të ndërhyjë dhe ulë taksat, si dhe të mos lejojë abuzimet në treg.

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët protestë para

“Shqiptarët duhet të bëhen bashkë. Qeveria duhet të ndërhyjë sepse me këtë çmime do shkatërrohet biznesi. Kjo është qeveria më e korruptuar në botë, ndaj ne duhet ti themi stop.

Duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Cdo gjë do reflektohet me rritjen e çmimeve. Jemi vendi më i varfër në botë dhe taksat më të larta. Duhet të ulet çmimi urgjentisht”, tha një protestues.

Ka abuzime me taksat në çmimin e karburantit, shteti të ndërhyjë”, Edlira Çepani.

Pas protestës masive para kryeministrisë, qindra qytetarë kanë bllokuar disa rrugë në kryeqytet në shenjë proteste.

Fillimisht, bllokuan trafikun në Unazën e Vogël nga të dyja në anët ku ajo kryqëzohet me bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo ka shkaktuar  radhë të gjatë automjetesh, duke paralizuar trafikun, por vlen për t’u theksuar se shoferët nuk kanë reaguar, por kanë fikur makinat dhe kanë qëndruar përballë protestuesve.

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët protestë para

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët protestë para

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët protestë para

Të fundit