Flash News

E-TJERA

Rritje e çmimit të biletës dhe abonesë? Drejtori i Transportit Publik: Urbanët kanë 50% më pak pasagjerë

Rritje e çmimit të biletës dhe abonesë? Drejtori i

Në një kohë kur qeveria shpalli emergjencën e krizës energjetike, dilema e qytetarëve lidhej me çështjen nëse do të pasohej apo jo me rritjen  e çmimit të biletës dhe abonesë.

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë Enton Punavia tha për Euronews se nuk do të ketë një rritje të çmimit të abonesë dhe të biletës për qytetarët, edhe në kushtet kur linjat e transportit publik kanë më pak se 50% të pasagjerëve para pandemisë.

Punavia pranoi se transporti publik ndodhet në kushte të vështira, të cilat e detyruan bashkinë të ndërmerrte dy masa.

“E para ishte drejtimi dhe negocimi me qeverinë për të arritur rimbursimin e TVSH dhe akcizës së karburantit. Për herë të parë rifutet në buxhet një paketë subvencionesh që duhet thënë që ka lidhje me performancën e shërbimit dhe operatorët duhet të kenë një sistem GPS të konfirmuar dhe kontrolluar”, tha ai.

Të fundit