Flash News

E-TJERA

Rritje temperaturash dhe reshje shiu, moti për ditën e sotme

Rritje temperaturash dhe reshje shiu, moti për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësirave të herë pas herëshme do të dominojnë në vendin tonë në pjesën e parë të ditës.

Mesdita pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në ekstremin jug-juglindje, duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Ndërsa pasdite do të ketë përmirësim gradual të motit.

Sipas MeteAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 13°C mëngjesi deri në 31°C mesdita në zonat qendrore.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtesi 35 km/h, nga drejtimi kryesisht verior-veriperëndimor, ndërsa në det krijohen dallgë 2 ballë.

Të fundit