Flash News

E-TJERA

Rruga e Ballukut Qukës-Qafë Plloçë e mbuluar nga balta e inertet edhe pas rihapjes

Rruga e Ballukut Qukës-Qafë Plloçë e mbuluar nga balta e

Pas dy javë e mbyllur, është hapur këtë të diel rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cilësuar si rruga e “artë” e ministres Belinda Balluku, pasi ka kushtuar 260 mln euro.

Megjithatë rruga sërish është e mbuluar nga balta dhe inertet edhe pas rihapjes.

Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë.

Megjithëse është  punuar për largimin e gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës, vijon puna për pastrimin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme(të hënë).

Kujtojmë që kjo rrugë herë pas here ka patur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dhereva dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës duke ngritur pikpyetje për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik.

Të fundit