Flash News

E-TJERA

“Rruga e fundit për Londër çuna”/ Shqiptarët bien në ‘kurthin’ e TikTok

“Rruga e fundit për Londër çuna”/ Shqiptarët

Një investigim i gazetës britanike “Sunday Mirror” ka rënë në gjurmët e grupeve kriminale shqiptare që garantojnë kalimin e paligjshëm drejt Britanisë së Madhe me kampionë.

Sikurse raporton Top Channel, shqiptarët e bëjnë reklamimin e kalimeve të paligjshme, përmes rrjetit social të TikTok-ut. Referuar “Sunday Mirror”, janë gjetur të paktën 10 reklama të tilla në rrjet ku çmimi i trafikimit për një person shkon deri në 24.000 stërlina.

Mësohet se “Sunday Mirror” i ka dhënë TikTok-ut llogaritë e shqiptarëve që kishin vendosur reklama për kalimin e paligjshëm drejt Londrës me kamionë.

“Rruga e fundit këtë vit për të takuar mbretëreshën çuna. Kalim i sigurt 100% i sigurt” shkruhet në një prej reklamave.

Ndërkohë që NCA ,agjencia kundër krimit të organizuar në Angli, nënshkroi dy javë më parë një marrëveshje me Facebook, Instagram, YouTube, TikTok dhe Twitter, për të mos lejuar reklamimin  e kalimeve të paligjshme.

“Rruga e fundit për Londër çuna”/ Shqiptarët

Të fundit