Flash News

E-TJERA

Rruga në Tiranë merr emrin “Ukraina e Lirë”

Rruga në Tiranë merr emrin “Ukraina e Lirë”

“Ukraina e Lirë” 5 është rruga më e re në Tiranë. Në të njëjtën rrugë, ndodhen ambasada e Rusisë, Kosovës dhe Serbisë.

Emërtimi i rrugës është bërë me nismën e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë, si dhe sensibilizimit dhe solidaritetit që Shqipëria ka shprehur për popullin ukrainas.

“Ambasada e Ukrainës në Republikën e Shqipërisë nga sot ndodhet në rrugën “Ukraina e Lirë” 5. Kombin e kësaj rruge, rastësisht e kanë vendosur edhe ambasadat e Serbisë, Kosovës dhe Rusisë.

Mirënjohës Bashkisë së Tiranisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për nismën dhe zbatimin praktik të saj! Nga sot, Ambasada e Ukrainës në Republikën e Shqipërisë ndodhet në rrugën Vilna Ukraina, 5.

Në këtë rrugë rastësisht ndodhen edhe ambasadat e Serbisë, Kosovës dhe Rusisë.

I jemi mirënjohës Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për nismën dhe zbatimin praktik të saj!”, shkruan ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Të fundit