Flash News

E-TJERA

Rruga Vlorë-Orikum, Presidenca i përgjigjet Denajt: Ndreqni të metat e procesit! Patët 3 muaj kohë të reflektoni, por s'e bëtë

Rruga Vlorë-Orikum, Presidenca i përgjigjet Denajt: Ndreqni të
Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti

Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti i është përgjigjur ministres së Financave, Anila Denaj lidhur me projektin e rrugës Vlorë-Orikum që Presidenti të japë autorizimin.

Në një konferencë për shtyp, Panariti thotë se Denaj ka pasur tre muaj kohë që t’i rregullonte mangësitë në këtë marrëveshje, por nuk e ka bërë.

Për këtë, ai apeloi kryeministrin Edi Rama dhe ministren Denaj që të përmbushin detyrimet dhe të mos krijojë më asnjë vonesë për investimet në Vlorë.

“Të paraqesë dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt, brenda ditës do shqyrtojë kërkesën”, tha Panariti.

Fjala e plotë:

Ministrja e Financave u shpreh se për marrëveshjen me Fondit Saudit të Zhvillimit nuk bëhet për detyrim të ri financiar, sipas saj për një rialokim parash nga një marrëveshje e mëparshme.

Pyetja që shtrohet është, pse kërkohet të rinënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse bëhet fjalë për një rialokim fondesh. Si mund të cilësohet e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja është zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.

Ministrja e di që marrëveshja e zgjidhur me ligj nuk ka fuqi juridike. Ligji kërkon në mënyrë eksplicite, që të negocioni, sigloni dhe miratoni. Vetëm më pas mund të nënshkruhet marrëveshja e re.

Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim. Pyetja është, në cilin nen të Kushtetutës ligji për marrëveshje ndërkombëtare dhe huamarrje e mbështesni këtë qëndrim?

Ndërkohë që kryeministri dhe drejtori i FSHZH thonë që janë negociuar. Nuk na rezulton në shkresat e ministres. Nëse ministrja e Financave nuk kupton ku qëndron antikushtetutshmëria, Presidenti me shkresat që i ka dërguar i ka rikujtuar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore që në shtator.

Ministrja kishte 3 muaj kohë të reflektonte, por zgjodhi të vijojë me shkeljet. Asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje ministres të përmbushë detyrimet, dhe të mos krijojë më asnjë vonesë për investimet në Vlorë. Të paraqesë dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt, brenda ditës do shqyrtojë kërkesën.

I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentët.

Nuk e keni lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huas mes qeverisë edhe BE për ndihmën makro-financiare. Nëse do kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimisht thotë në autorizim, lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësisht me mangësitë e konstatuara. Pra znj.ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra, por nuk i keni lexuar. Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimit, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeministrit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave procedurale, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto.

Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përpara se të nxitojë duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se është marrëveshje shtesë për marrëveshjen e ratifikuar.

I kujtoj znj.ministre se marrëveshja e huas së parë do vijojë të jetë e vlefshme, dispozitat e huas së parë rregullojnë huan shtesë. Presidenti nuk gabon, se e lexon drejt dhe saktë ligjin e Kushtetutën. Edhe për shembullin e dytë, Presidenti ka autorizuar një marrëveshje shtesë, që as është zgjidhur as ka ndryshuar termat e negociuar. Znj.ministre ju kujtojmë se në nenin 16 të Kushtetutës marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen si akte të legjislacionit të brendshëm, për nga hierarkia vijnë pas Kushtetutës.

Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut. I bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore pa zvarritur proceset.

Të fundit