Flash News

E-TJERA

Rusia i kundërpërgjigjet Perëndimit, mbyll fluturimet në 36 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria

Rusia i kundërpërgjigjet Perëndimit, mbyll fluturimet në 36

Rusia ka vendosur të pezullojë fluturimet drejt 36 vendeve të botës, një pjesë e të cilave më herët bllokuan fluturimet e avionëve rusë.

Mes 36 vendeve të bllokuara, është edhe Shqipëria. Lajmin e ka dhënë Agjencia Federale e Transportit Ajror, e cila deklaroi se masa është kundërpërgjigje ndaj ndalimit të shteteve evropiane për fluturimet e avionëve civilë të operuar nga transportues ajror rusë.

“Në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, si përgjigje ndaj ndalimit të shteteve evropiane për fluturimet e avionëve civilë të operuar nga transportues ajror rusë dhe/ose të regjistruar në Rusi, janë vendosur kufizime në fluturimet e transportuesve ajrorë të 36 shteteve. Këto janë shtetet e mëposhtme: Austria, Shqipëria, Anguilla (Territori Jashtë Britanisë), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (duke përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe dhe detin territorial), Jersey, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni”, thuhet në njoftimin e agjencisë të Transportit Ajror.

Të fundit