Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sa e përfaqësuar është opozita në komisionin e reformës zgjedhore?

Më pak se 30 minuta përpara orarit kur pritej nisja e mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Partisë Demokratike zyrtare, doli në një konferencë për media ku foli për propozimet që grupimi i tij ka bërë në komision. Gjatë fjalimit, Alibeaj e quajti komisionin e reformës zgjedhore gjithpërfshirës dhe përfaqësues.
“Duke qënë se në komisionin e reformës zgjedhore janë të përfaqësuar, siç besoj juve e dini, të gjitha partitë opozitare, por edhe të gjitha flukset brenda opozitës – raportet janë besoj unë në mënyrën më të ndershme të mundshme – besoj se ëshë detyrimi i të gjithëve ne, anëtarë të komisionit të reformës zgjedhore, që të shkojmë në këtë komision të marrim pjesë dhe të mbrojmë interesin e opozitës, shqiptarëve dhe Shqipërisë.” tha so Alibeaj.
Sa e vërtetë është kjo deklaratë në syrin e ekspertëve?
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume thekson se edhe pse formalisht nisja e punimeve në komision me përbërjen aktuale nuk bie ndesh me ndonjë përcaktim ligjor, ai bie ndesh me vetë objektivin kryesor të tij, që është realizimi i një produkti të pranueshëm nga palët.
“Ndërkohë pala e opozitës, kështu si pritej të ishte prezente në mbledhje, nuk do të jetë e përfaqësuar e tërë dhe, për pasojë nuk është e mundur që produktet e këtij komisioni edhe nëse arrihet të formulohen, të jenë të gjithëpranuara.” – Kristaq Kume për Faktoje.
Mbledhja e thirrur në Kryesinë e Kuvendit në 19 janar, sipas studiuesit Afrim Krasniqi qëllimin e ka tek nevoja për t’u faktorizuar në kontesktin ekzistues të krizës politike.
“Komisoni kishte detyrimin të mblidhej sipas vendimit të parlamentit përpara datës 14 janar kur skandonte afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për votën e diasporës, por nuk është mbledhur për këtë gjë. Kjo do të thotë se nuk ka qenë nevoja për reformë ajo që e ka shtyrë të mblidhet komisionin, por nevoja për të ripozicionuar veten e tyre në kontekstin politik.” – Afrim Krasniqi për Faktoje.
Si e tillë, vijon Krasniqi, mbledhja nuk pritet të sjellë gjë, nuk pritet të sjellë reformë dhe nuk pritet t’i afrojë më shumë palët. “Përkundrazi e thellon krizën politike dhe gati e pamundëson zhvillimin normal të një reforme zgjedhore”. – vlerëson Krasniqi.
E në fakt kështu ndodhi.
Mbledhja e komisonit të reformës e planifikuar të premten e 19 janarit nuk u zhvillua për shkak të refuzimit që deputetët e opozitës të përfaqësuar nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha i bëjnë përfaqësimit nga bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj, nga grupimi i Lulzim Bashës në parlament.
Fakt është se nga deputetët e dalë nga lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2021-shit, pjesa dërrmuese e deputetëve i takojnë grupimit të z.Bardhi i cili vijon të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Parlament.
“Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore në thelb të punës së tij ka hartimin e draft ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës. Aktiviteti i këtij komisioni vetëm me pjesëmarrjen e mazhorancës dhe deputetëve të PD që drejtohet nga z.Basha nuk arrin të materializojë këtë kërkesë thelbësore, e cila në fakt ka qenë edhe argumenti kryesor mbi të cilin u mbështet vendimi, në 2002, për zhvillimin e reformës zgjedhore duke aktivizuar një komision të posaçëm bipartizan.” – vlerëson Kristaq Kume.
Afrim Krasniqi sheh dy zgjidhje të kësaj situate.
“Ose parlamenti të riformatojë komisionin sipas raporteve të reja parlamentare, ose do duhet që parlamenti të lejojë zhvillimin e një dialogu tjetër institucional midis palëve politike reale në parlament, ku nuk përjashtohet asnjëra nga palët në mënyrë që të shkojnë në një zgjidhje përmes bisedimeve politike dhe më pas komisioni përmes ekspertizave t’i shprehi vendimmarrjet politike në akte juridike siç ndodhi në Këshillin Politik në vitin 2020.” Mosrregullimi i kësaj situate tregon mungesën e vullnetit të parlamentit për të pasur një reformë zgjedhore, vijon Krasniqi.
Prapavijë
Edhe pse parlamentit i mungon informacioni zyrtar mbi ndarjen reale të grupeve parlamentare, krah Lulzim Bashës përllogariten rreth 12 deputetë të opozitës, ndërsa në grupimin Bardhi – Berisha llogariten rreth 45 deputetë. Por sot, grupimi ‘Basha” përfaqësohet në komision nga bashkëkryetari Alibeaj dhe anëtari Kreshnik Çollaku. Në anën tjetër, grupi i deputetëve që mbështet Bardhin dhe Berishën momentalisht janë të përfaqësuar nga katër anëtarë.
Deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi në shtator 2023 propozuan ndryshimin e përbërjes aktuale të këtij komisioni. Ky propozim kërkonte zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin si bashkëkryetar nga opozita, zëvendësimin e Kreshnik Çollakut me Tomorr Alizotin dhe përfshirjen e deputetes Dhurata Çupi si anëtare.
Si rregull, Komisioni i Posaçëm i reformës ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij ka 18 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim dhe 1 deputet i pavarur. Sipas rregullores së komisionit, dy bashkëkryetarët kanë të drejtën e veto-s në votim, gjë që e bën rolin e bashkëkryetarit shumë të rëndësishëm në përfaqësim.
Nisur nga kjo situatë e krijuar për shkak të fraksioneve të opozitës parlamentare, të cilat në fakt nuk janë të zyrtarizuara përmes ndarjes në grupe parlamentare konkrete; duke marrë parasysh rolin kyç që ka bashkëkryetari i reformës zgjedhore për shkak të veto-s në votim, si dhe bazuar mbi vlerësimin e ekspertëve se ndonëse nuk ka shkelje ligjore, parimisht nuk ka përfaqësim të barabartë, deklaratën e Enkelejd Alibeajt se ka “përfaqësim të të gjitha flukseve të opozitës në komisonin e reformës zgjedhore” e konsiderojmë si të pavërtetë. Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38