Flash News

E-TJERA

Sa është kostoja e 1170 dozave? Rama: Është sekret tregtar

Sa është kostoja e 1170 dozave? Rama: Është sekret tregtar

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të tregojë koston e 1170 vaksinave të mbërritura sot nga kompania Pfizer.

E pyetur në një konferencë për mediat, Rama thotë se ky qëndrim vjen për shkak se bëhet fjalë për sekret tregtar të parashikuar në kontratë.

“Nuk mund të japim dot kosto se kontrata e Pfizer është e mbuluar nga sekreti tregtar, që me ndihmën e disa qafirëve u thye duke bërë një trup. Nuk mund të japim asnjë të dhënë, ajo që keni parë është draft. Nëse do gjeni një vend që çmimi bëhet publik, ne do jemi vendi i dytë.
Do vazhdojmë me mjekët e infermierëve, kur të vijnë dozat e shkurtit, do vazhdojmë me moshat e thyera”, tha Rama.

 

Të fundit