Flash News

E-TJERA

Sa gra e fëmijë ndodhen në kampet e Sirisë? Konsulli i Shqipërisë në Liban: Shifrën e di vetëm Edi Rama

Sa gra e fëmijë ndodhen në kampet e Sirisë? Konsulli i

Konsulli i Shqipërisë në Liban Mark Ghoryaeb, ka deklaruar se po punohet për riatdhesimin e grave dhe fënijëve shqiptarë, të cilët kanë mbetur në kampet e Sirisë.

Në një lidhje me skype për “Shqipëria live”, Ghoryaeb tha se në ato kampe ndodhen më pak se 50 gra e fëmijë shqiptarë, dhe shtoi se numri i saktë i tyre është një “informacion kritik”, të cilin e disponon vetëm kryeministri Edi Rama, Lleshaj dhe policia e Antiterrorit.

 “Është një numër i konsiderueshëm, më shumë se dy herët e para. Situata politike dhe gjeografike është shumë e vështirë, pandemia po ashtu na ka ngadalësuar lëvizjen. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë të sigurt atje, ne i kemi takuar. Jemi duke vazhduar procesin që të mundësojmë kthimin e sigurt në Shqipëri.

Numrat e fëmijëve dhe grave është informacion kritik, e ka vetëm Rama, Lleshaj dhe policia e antiterrorit në mënyrë që t’i mbajmë fëmijët të sigurt. Kemi dhe partnerë strategjikë, po punojmë me politikanë të nivelit të lartë. Dua t’ju siguroj që i kemi lokalizuar gratë dhe fëmijët.Ne kemi vite që presim. Do të ndodhë së shpejti, në kohën e duhur dhe të përshtatshme. Nuk duam t’i rrezikojmë, por të gjithë do të kthehen”, u shpreh Ghoryaeb. 

Të fundit