Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Shumë njerëz që preken nga COVID-19 zakonisht shërohen brenda katër javësh, por disa kanë simptoma që vazhdojnë për javë dhe muaj të tërë pas infektimit fillestar – që quhet COVID-i i gjatë. COVID-i i gjatë mund të ndodhë edhe në rastet që nuk kanë pasur forma të rënda të sëmundjes. Hulumtuesit, studimi i të cilëve është publikuar edhe në revistën Lancet thanë se është e qartë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe parandalojnë forma të rënda të sëmundjes, por ende duhet të bëhen hulumtime për të parë nëse ato parandalojnë mundësinë e zhvillimit të simptomave të COVID-it të gjatë te persona që janë infektuar edhe pasi janë vaksinuar plotësisht. Pse?
Disa vlerësime tregojnë se gati 30 për qind e njerëzve të pavaksinuar, të infektuar me COVID-19 po zhvillojnë simptoma afatgjata të sëmundjes, të tilla si probleme me frymëmarrje, lodhje, mungesë koncentrimi, pagjumësi dhe “mjegullim i trurit”. Një studim i ri nga King’s College të Londrës, tha se vaksinimi i plotë jo vetëm që ul rrezikun e infektimit, por ul edhe mundësitë e zhvillimit të COVID-it të gjatë për 50 për qind, ka raportuar BBC.
“Ne gjetëm që shanset për zhvillimin e simptomave të infektimit për 28 ditë apo më gjatë pas vaksinimit, u përgjysmuan pas marrjes së dy dozave. Këto rezultate sugjerojnë se rreziku për COVID-in e gjatë ulen te njerëzit që kanë marrë dy vaksinat”, thanë hulumtuesit e studimit.
Hulumtimi përmes aplikacioneve të telefonave
Hulumtuesit nga institucionet në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar analizuan të dhënat e raportuara nga vetë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar në aplikacionin në telefon “COVID Symptom Study”. Personat që u vaksinuan në periudhën 8 dhjetor 2020 dhe 4 korrik 2021, raportuan në këtë aplikacion për simptomat e tyre dhe studiuesit më pas krahasuan rezultatet me të personave që nuk ishin të vaksinuar.
Në këto të dhëna u përfshin më shumë se 1.2 milion persona të rritur që morën dozën e parë të vaksinës, ku 0.5 për qind ose 6,030 persona kishin dalë pozitivë me koronavirus. Në mesin e gati 1 milion personave të rritur që thanë se kishin marrë edhe dozën e dytë, vetëm 0.2 për qind ose 2,370 persona thanë se u infektuan me koronavirus.
Sipas studimit, disa grupe ishin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve pas vaksinimit sesa të tjerët, veçanërisht pas dozës së parë. Këta persona, mbi moshën 60 vjeç bënin pjesë në grupin e personave me imunitet të dobët dhe persona që jetonin “në një nivel të lartë të varfërisë” në komunitete me popullsi të dendur. Njerëzit që nuk vuajnë nga mbipesha kishin rrezik më të ulët që të infektoheshin pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, thuhet në të dhënat e studimit, ka shkruar CNN.
Në përgjithësi, vaksinimi është gjetur se shoqërohet me më pak raporte për simptoma të infeksionet në të gjitha grupmoshat.
Vaksinimi në krahasim me mosvaksinimin, zvogëlon mundësitë edhe për shtrimin në spital për shkak të COVID-19 ose zvogëlon mundësitë e pasjes pesë simptoma gjatë javës së parë të infektimit pas dozës së parë apo të dytë, zbuluan studiuesit. Gjithashtu, shanset për COVID-in e gjatë dhe simptomave që zgjasin më shumë se 28 ditë zvogëlohen gjatë marrjes së dozës së parë dhe asaj të dytë.
“Pothuajse të gjitha simptomat individuale të COVID-19 ishin më pak të pranishme te personat e vaksinuar kundrejt atyre të pavaksinuar”, thanë studiuesit, duke theksuar se më shumë njerëz që ishin në grupin e të vaksinuarve gjithashtu kryesisht ishin asimptomatikë.
Megjithatë, sa i përket simptomave të COVID-it të gjatë, disa ekspertë thanë se ende ka gjëra të panjohura të cilat kërkojnë studime të mëtejme.
Simptoma më të lehta pas vaksinimit
Një studim i kryer në Izrael zbuloi se COVID-i i preku disa punonjës shëndetësorë, të cilët u infektuan pas vaksinimit. Ata kishin zhvilluar simptoma më të buta të tilla si kollë e lodhje që zgjatën të paktën gjashtë javë, ka raportuar Associated Press.
Po ashtu thuhet se studiuesit nuk e dinë me siguri pse simptomat vazhdojnë, por besojnë se disa simptoma janë si pasojë e dëmtimit të mushkërive apo organeve të tjera nga infektimi i parë. Një teori tjetër sugjeron se virusi vazhdon të qëndrojë në trupin e njeriut dhe kështu shkakton reagimin e sistemit imunitar duke shkaktuar paraqitjen e simptomave.
Këto ndërlikime afatgjata nuk janë një gjë që ndodh vetëm me koronavirusin, por edhe viruse të tjera, përfshirë edhe gripin sezonal, gjithashtu shkaktojnë simptoma afatgjata. Sidoqoftë, pasi gjithnjë e më shumë persona janë infektuar me koronavirus dhe më vonë kanë pasur simptoma afatgjate, këto raste kanë marrë më shumë vëmendje, ka shkruar revista Vox, duke pyetur nëse bota mund ta trajtojë COVID-19 si një grip sezonal që zgjat më shumë e që mund të shkaktojë probleme afatgjate shëndetësore?
“COVID-i i gjatë nëpër studime është duke u hulumtuar përmes përqindjes së rasteve që kanë simptoma më shumë se 28 ditë. Megjithatë, COVID-i i gjatë ende nuk është kuptuar mirë dhe qëndrueshmëria e simptomave dhe ashpërsia e tyre pas infeksionit janë gjëra që ende duhet të studiohen”, tha Penny Eard, profesoreshë në King’s College të Londrës, që nuk ishte përfshirë në studim.
“Sidoqoftë, është inkurajuese që përqindja e përgjithshme e rasteve me simptoma afatgjate po zvogëlohet në mesin e pacientëve të vaksinuar, të cilët po përjetojnë një formë më të butë të sëmundjes dhe po ashtu ka rënë niveli i hospitalizimit, duke treguar rëndësinë e vaksinimit”, tha Ward.
Ka shumë të panjohura për COVID-in e gjatë – shkaktarët e saktë nuk dihen ose pse prek disa njerëz e të tjerët jo. Gjithashtu nuk dihet saktësisht se sa shpesh ndodh COVID-i i gjatë. Po ashtu, nuk dihet nëse variantet e ndryshme të koronavirusit, përfshirë variantin Delta, rrisin rrezikun që njerëzit të preken nga COVID-i i gjatë.
Por, vaksinimi ndihmon në parandalimin e COVID-it të gjatë, duke zvogëluar gjasat e infeksionit dhe formave të rënda të sëmundjes./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38