Flash News

E-TJERA

Sa para dërgojnë shqiptarët jashtë Shqipërisë? Italia dhe Greqia tërheqin 87% të totalit të parave

Sa para dërgojnë shqiptarët jashtë Shqipërisë?

Remitancat ose paratë e dërguara nga emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, janë një burim të ardhurash për familjet shqiptare. Megjithatë përpos kësaj, janë edhe remitancat në dalje, ose paratë që shqiptarët dërgojnë jashtë vendit.

Një analizë e shifrave të Bankës Botërore sipas Scan Intel tregon se janë rreth 52 milionë dollarë remitanca që shqiptarët dërgojnë jashtë vendit. Referuar vitit 2021, janë 6 shtete të cilat përfshihen në listën e destinacioneve të parave që dërgohen nga Shqipëria.

Thuajse gjysmën e totalit e zë Italia me 26 milionë dollarë dërgesa në vit nga Shqipëria. Pas saj vjen Greqia me me 37% të totalit, ose rreth 19 milionë dollarë në vit. Këto janë dy vendet që marrin pjesën më të madhe të ‘tortës’ së remitancave në dalje, rreth 87% të totalit.

Kjo vjen si rrjedhojë e numrit të madh të shqiptarëve që kanë emigruar kryesisht në Itali dhe Greqi.

Pas këtyre dy shteteve vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 9.9% të totalit, ose 5.1 milionë dollarë për vitin 2021, Kanadaja me 1% të totalit, ose rreth 500 mijë dollarë. Maqedonia e Veriut me 0.8% të totalit, ose rreth 410 mijë dollarë, dhe Turqia me 0.7% të totalit, ose rreth 350 mijë dollarë.

Paratë e dërguara nga shqiptarët e Shqipërisë drejt shteteve ku jetojnë të afërmit e ttyre, me shumë mundësi mund të kenë si destinacion emigrantët e rinj ose studentët.

Sa para dërgojnë shqiptarët jashtë Shqipërisë?

Të fundit