Flash News

E-TJERA

Sa pasgoditje u regjistruan pas tërmetit të mbrëmshëm

Sa pasgoditje u regjistruan pas tërmetit të mbrëmshëm

Tërmeti i fuqishëm që panikosi qytetarët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ishte i vetmi. Ai u shoqërua me pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit.

Kujtojmë se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihte ishte në Klos. Pas lëkundjes së fuqishme janë regjistruar 8 pasgoditje, intensiteti i të cilave ka qenë në ulje të vazhdueshme.

Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në njësinë administrative Xibër të Klosit dhe magnituda nuk i kalon 2.7 ballë. Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile ka bërë me dije gjatë mbrëmjes së djeshme se tërmeti ka shkaktuar dëme të vogla materiale kryesisht në njësinë administrative Xibër të Klosit ku ka qenë edhe epiqendra.

Lëkundjet e forta u ndjenë në disa qytete si  Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe Pogradec. Por në këto qytete nuk janë regjistruar dëme.

Sa pasgoditje u regjistruan pas tërmetit të mbrëmshëm

Të fundit