Flash News

E-TJERA

Sadio Mané i thotë ‘lamtumirë’ Liverpoolit

Sadio Mané i thotë ‘lamtumirë’ Liverpoolit

Finalja e Ligës së Kampionëve, të shtunën përpos fitores që i dha Realit të Madridit, për Liverpool ishte një natë zhgënjyese.

Ndërsa në kampin madrilen Marcelo konfirmoi largimin nga djemtë e Ancelottit, për Jurgen Klopp tërheqja e Sadio Mane nga grupi do të jetë e vështirë, aq më pak kur sulmuesi nuk arriti dot të gëzonte triumfin në “Stade de France”.

Kontrata e Mane përfundon në 2023, ndërsa pas përfundimit të sfidës së të shtunës, sulmuesi nga Senegali dha indikacione të qarta se e ardhmja e tij nuk do të jetë më në “Anfield”.

“Dua të falënderoj tifozët e Liverpool për gjithçka dhe trajnerin gjithashtu. I uroj këtij ekipi gjithë të mirat në botë”, tha Mane pas përfundimit të ndeshjes.

E ardhmja e Mane kishte qenë e pasigurt mes interesimit nga Bayern Munich. Sulmuesi tha se do të jepte një përgjigje për lëvizjen e tij pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se ishte një ‘lamtumirë’ për Liverpool-in.

Pritet për t’u parë nëse sulmuesi do të jetë gati të nënshkruajë një kontratë me gjigantin bavarez dhe të vulosë të ardhmen e tij në “Allianz Arena”.

Të fundit