Flash News

E-TJERA

Sadio Mane humb Kupën e Botës

Sadio Mane humb Kupën e Botës

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Sadio Mane, mund të humbasë Kupën e Botës 2022 në Katar.

L'Equipe raporton se shkak është dëmtimi që Mane mori në ndeshjen mes Bayern dhe Werder Bremen dje. Ylli nga Senegali dëmtoi kofshën dhe pritet të mungojë për disa javë.

Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për trajnerin Aliou Cisse, i cili do të detyrohej të modifikonte listën e lojtarëve që praktikisht kishte finalizuar përpara se të udhëtonte në Katar.

14 nëntori është afati i fundit për 32 kombëtaret për të dërguar thirrjet në FIFA.

Deri më tani, as Bayerni dhe as kombëtarja e Senegalit nuk e kanë zyrtarizuar dëmtimin e Manes apo tërheqjen e tij nga Botërori.

Të fundit