Flash News

E-TJERA

Samit dhe protestë sot në Tiranë, ç’pritet të ndodhë

Samit dhe protestë sot në Tiranë, ç’pritet të

Sot është një ditë e ngarkuar për Tiranën zyrtare. Për  herë të parë në vendin tonë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku duke nisur nga ora 09.30 pritet të mbërrijë liderët europianë në vendin tonë.

Në fokus të këtij samiti pritet të jenë lufta në Ukrainë, emigracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Ndërkohë Tirana është blinduar. Ndryshe nga ditët e tjera, mëngjesin e sotëm nuk kishte trafik, pasi pjesa më e madhe e rrugëve janë bllokuar në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e samitit. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren.

Nga ana tjetër opozita sot do të jetë në shesh për të dënuar keqqeverisjen. PD kërkon që të përcjellë te parnterët e huaj mesazhin se qeverisja Rama është e korruptuar dhe bashkëpunëtore me krimin.

Kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se protestën nuk mund ta pengojë perimetri i sigurisë, duke u shprehur i palëkundur se do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha ka theksuar se nuk dëshiron që sot në ketë incidente dhe ka kërkuar që protestuesit të mos provokohen. Samiti nis në orën 10.00, ndërsa protesta pritet të fillojë në orën 12.00.

 

Të fundit