Flash News

E-TJERA

Samiti i Brdo-Brijunit/ Begaj “fajëson” BE për integrimin e vonuar të Shqipërisë: Siguria e kërcënuar nga aktorët e tretë

Samiti i Brdo-Brijunit/ Begaj “fajëson” BE për integrimin

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë sot në Samitin e Brdo-Brijunit në Slloveni, krah homologëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i Brdo-Brijunit/ Begaj “fajëson” BE për integrimin

Begaj kërkoi integrimin e Shqipërisë dhe Rajonit në BE, duke theksuar se lufta në Ukrainë nxori në pah kërcënimin nga aktorët e tretë.

“Agresioni ushtarak rus i paprovokuar dhe i pajustifikuar kundër Ukrainës, na qartësoi të gjithëve, si dhe BE-në, së cilës iu desh të ndahej nga mënyra e vjetër e të vepruarit e njëkohësisht të kuptonte, se siguria nuk merret si e mirëqenë.

Ashtu siç tani është më e qartë se kurrë, aktorët e tretë janë një kërcënim real për evropianizimin e rajonit, duke e bërë më të qartë arsyen përse nevojiten vendime të guximshme, për të ruajtur stabilitetin dhe bazën strategjike të BE-së në Ballkan”, tha Begaj.

Ndërsa theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit, Begaj u shpreh se kapërcimi i pengesave nuk varet vetëm nga shtetet, por edhe nga BE.

“Pavarësisht ngurrimit të dukshëm, BE-ja ka kapacitetet e nevojshme përthithëse për Ballkanin Perëndimor. Natyrisht, ka pengesa për të kapërcyer. Disa varen nga ne, por për të qenë të sinqertë, disa edhe nga vetë BE-ja.

Disa shtete anëtare të BE-së duhet të kujtohen për rëndësinë e sigurisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për shkakun tonë, por edhe për vetë BE-në”, shtoi presidenti.

Kreu i Shtetit tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është një vendim i vonuar, që duhet të merret sa më shpejt. Begaj është ndalur edhe te kriza ushqimore dhe energjitike. Presidenti theksoi se trajtimi i pasigurisë ushqimore në mbarë botën kërkon ndërveprim urgjent, të koordinuar dhe shumëpalësh.

“Është e qartë se kjo luftë e ka përkeqësuar sigurinë energjetike, e ka thelluar pasigurinë globale ushqimore dhe ka vënë në pikëpyetje arkitekturën globale të sigurisë në një botë të globalizuar.

Shqipëria nuk preket nga ndërprerja e furnizimit me gazin rus. Por në mënyrë indirekte, kemi vënë re një rritje të çmimeve të energjisë, situatë mjaft të rënduar për ekonominë tonë dhe familjet shqiptare.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sigurinë ushqimore. Deklarata e Borrel-it, se po jetojmë kohët e “diplomacisë ushqimore”, na rikthen konceptet e gjeopolitikës së urisë apo edhe më keq”, deklaroi ai.

Samiti i Brdo-Brijunit/ Begaj “fajëson” BE për integrimin

 

 

Të fundit