Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz, Procesi i Berlinit mori një impuls të ri. Suksesi i tij do të varet edhe nga ecuria e dialogut Serbi-Kosovë.
Vendet e Ballkanit Perëndimor bënë një hap përpara në Procesin e Berlinit. Me tre marrëveshje të reja për mobilitetin, një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e energjisë, mjedisit, klimës dhe sigurisë, ata dëshmuan se janë në gjendje të bashkëpunojnë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili për herë të parë ishte organizator i Samitit të Procesit të Berlinit, përgëzoi gjashtë kryeministrat e pranishëm, veçanërisht për nënshkrimin e marrëveshjeve të mobilitetit.
"Ky është një sukses i madh për të gjithë qytetarët e rajonit. Dhe dëshmon se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë përpjekje serioze për të ecur drejt BE-së edhe në aspektin e bashkëpunimit rajonal", tha ai në fund të samitit në Konferenca e përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Berlin.
"Negociatat e vështira"
Bisedimet për marrëveshjet kanë zgjatur dy vjet, për shkak të çështjeve ende të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë. Në fund të takimit, si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila kryesonte delegacionin e vendit të saj, në deklarata për mediat e vendeve të tyre, u shprehën pozitivisht dhe e quajtën marrëveshjet një sukses. Brnabiç, megjithatë, nuk ka harruar të kujtojë se negociatat me Prishtinën kanë qenë të vështira. Kurti dhe Brnabiq thanë se marrëveshjet nuk prekin shtetësinë e secilit shtet.
Siç mësoi DW nga qarqe të ndryshme diplomatike në dokumente është arritur të gjendet një emërues i përbashkët me të cilin mund të jetojnë si Kosova, ashtu edhe Serbia. Kështu për shembull, për të shmangur përdorimin “shtetas”, është përdorur termi “persona fizikë”. Po ashtu në fund të dokumenteve, secili nga kryeministrat ka nënshkruar me emrin dhe titullin zyrtar, pa u përcaktuar se cilit vend i takon.
Scholz shprehet për planin gjermano-francez
Pas heqjes së tarifave roaming në rajon dhe hapjen e të ashtuquajturave green lanes, që lejonin furnizimin e shpejtë dhe me mallra dhe medikamente gjatë pandemisë, nënshkrimi i marrëveshjeve ishte suksesi i tretë i kapshëm në bashkëpunimin rajonal, që kur u krijua Procesi i Berlinit në vitin 2014. Edhe pse, sipas disa pjesëmarrësve, në samit u theksuan më shumë sukseset se sa problemet, çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, për Gjermaninë dhe vendet e tjera është e qartë se pa normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë përparim në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, që është një nga qëllimet kryesore të Procesit të Berlinit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai vetë, Franca dhe Komisioni i BE-së, po angazhohen fuqimisht që ky problem të zgjidhet sa më parë: “Jemi duke zhvilluar bisedime me dy vendet dhe shpresojmë që shumë shpejt të nisë një proces, ku të dyja qeveritë të lëvizin dhe të arrijnë një marrëveshje”. Scholz tha se është diçka që duhet marrë me shumë “durim, por edhe me forcë të madhe”, duke iu përgjigjur kështu pyetjes së DW se kur mund të pritet një marrëveshje sipas propozimit franko-gjerman. Scholz u shpreh kështu për herë të parë publikisht për propozimin gjermano-francez, edhe pse nuk hyri në detaje.
Von der Leyen dhe Rama pro propozimit
Prononcimet e mëpasshme të presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, lanë të kuptohej se drafti i këtij propozimi është biseduar edhe me Brukselin dhe vendet e tjera të rajonit. Von der Leyen tha se “Komisioni e mbështet tërësisht këtë propozim dhe se ai tashmë është integruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”. Ajo u bëri thirrje të dyja palëve “që të bëjnë progres në këtë drejtim, sepse është një urë që po ndërtohet jo vetëm për të zgjidhur një problem të zgjidhshëm, por edhe për të përshpejtuar anëtarësimin e rajonit në BE.”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti planin e ri gjermano-francez, që i është ofruar Serbisë dhe Kosovës “një mundësi të madhe jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin, për Evropën”. Rama gjithashtu tha se shpreson që të dyja palët “do ta marrin shumë seriozisht dhe do ta kuptojnë se është koha që të japin një kontribut të rëndësishëm për të gjithë arkitekturën evropiane të sigurisë”.
Në një takim për mediat gjermane në prag të Samitit të Berlinit, një zyrtar i lartë pranë Kancelarisë gjermane kishte thënë se propozimi është koordinuar edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shoqëria civile kërkon datë për zgjerimin
Ndryshe nga tre samitet e kaluara, ku sundonte më shumë atmosfera e grindjes dhe moskuptimit mes vendeve në rajon, samiti i sivjetshëm rrezatoi më shumë optimizëm për të ardhmen. Në dy forumet shoqëruese të Samitit, atë të Shoqërisë Civile dhe Instituteve Politike dhe të Bashkëpunimit Rinor Rajonal, tonet ishin më pak optimiste.
Simonida Kaçarska, nga Instituti për Politikat Europiane në Shkup, për shembull, e cila prezantoi konkluzionet e instituteve politike në forumin e organizuar nga Instituti Aspen dhe Shoqata e Evropës Juglindore, tha se zgjerimi është i ngadalshëm dhe se nevojitet një datë orientuese për anëtarësimin e vendeve kandidate. Sipas saj caktimi i një date anëtarësimi, si orientim, do t’i jepte më shumë dinamikë procesit.
Von der Leyen: Ndjej erë ndryshimesh
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se “ai vetë është për një anëtarësim sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Askush nuk e kishte paramenduar në vitin në Selanik se do të zgjaste kaq shumë, prandaj tani nevojitet më shumë shpejtësi.”
Por Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se shpejtësinë e përcaktojnë progreset që bën secili vend: Procesi i anëtarësimit është plotësisht i bazuar në merita, kështu që nuk ka një afat kohor të ngurtë dhe kjo është mirë. Sa më mirë të performojë një vend me reformat, aq më i shpejtë do të jetë procesi.” Por u shpreh optimiste: “Në këtë moment po ndjejmë një erë ndryshimi që po fryn nëpër Evropë për shkak të situatës gjeopolitike”.
Miliarda euro për transformimin energjetik
Por si nga BE-ja ashtu edhe nga vendet e rajonit kërkohet progres. Scholz përmendi fushën e së drejtës dhe atë të mjedisit. Gjermania, tha Scholz, është e gatshme të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për të kapërcyer krizën aktuale energjetike gjatë dimrit, por edhe për transformimin e sektorit të energjisë. “Në planin afatshkurtër ndërmjet gatishmërisë për të dhënë kredi nëpërmjet Agjencisë Financiare Gjermane për Rindërtim (kfW) me deri në 500 milionë euro për të përballuar krizën akute të energjisë dhe, në planin afatmesëm, deri në vitin 2030, me grante deri në 1 miliardë euro për të mbështetur transformimin e sektorit energjetik".
Edhe von der Leyen premtoi grante prej 1 miliardë euro që do t’u dhurohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në dy pjesë. Shuma e parë prej 500 milionë euro do të jepet që në janar për të kapërcyer krizën energjetike dhe pjesa tjetër deri në vitin 2030 gjithashtu për të transformuar sektorin energjetik.
Shqipëria mikpritëse e samitit 2023
Samiti i sivjetshëm i Procesit të Berlinit, u zhvillua për herë të tretë në Berlin, dhe duket se ia arriti qëllimit që i kishte vënë kancelari Olaf Scholz: Që t’i jepte një impuls të ri platformës së afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, të iniciuar në vitin 2014, nga ish-kancelarja Angela Merkel. Scholz, tha se do të vazhdojë ta koordinojë nga afër këtë nismë dhe se ai mund të jetë sërish mikpritës i këtij takimi. Por për vitin e ardhshëm ia ka lënë stafetën kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili pas samitit të Ballkanit Perëndimor me Këshillin e BE-së më 6 dhjetor 2022, në vitin 2023 do të jetë mikpritësi i radhës i Samitit të Procesit të Berlinit./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38