Flash News

E-TJERA

Sarandë/ Gruaja vret burrin me sopatë, e goditi teksa flinte

Sarandë/ Gruaja vret burrin me sopatë, e goditi teksa flinte

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Sarandë, ku gruaja ka vrarë burrin duke e goditur me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Metoq. Bashkëshorti dyshohet se ka qenë në gjumë kur është goditur për vdekje nga 49-vjeçarja.

“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Të fundit