Flash News

E-TJERA

Satelitët e Ramës, inxhinieri: Nuk i përkasin Elon Musk-ut, por një kompanie argjentinase. Punojnë me bateri

Satelitët e Ramës, inxhinieri: Nuk i përkasin Elon Musk-ut, por

Dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 u lëshuan disa ditë më parë në hapësirë.

Inxhinieri Azmer Duleviç ka thënë për Syri Tv se satelitët e lëshuar në fakt nuk i përkasin kompanisë së Elon Musk. Sipas tij, janë satelitë që kanë ardhur nga një kompani në Argjentinë. Duleviç thekson se satelitët në fjalë pushojnë së punuari pas tre vitesh pasi janë me bateri.

Duleviç shtoi po ashtu se koha e qëndrimit të satelitëve në hapësirë e bën të pamundur që të lokalizojnë diçka.

"Këto çështje duhet të trajtohet me seriozitet pasi bëhet fjalë për taksat e qytetarëve. Nga ana e qeverisë u lançua edhe hedhja e satelitëve dhe përveç pakos së madhe duhej dhe një shoë pak më i madh se kjo që është hedhja e këtyre satelitëve në hapësirë. Këto satelite nuk janë satelitë gjigand që jemi mësuar të shohim, por këto satelitë kanë një peshë 37 kg afërsisht sa një arkë banane. Këto satelitë janë vetëm për imazhe dhe fotografime që në të vërtetë janë prodhime te një kompanie argjentinase dhe jo nga Elon Musk.

Këto satelit pas tre vitesh nuk do të operojnë më pasi ata do të pushojnë së funksionuari pasi janë me bateri dhe në kontratë cilësohet se do të përdoren për imazhe komerciale në maksimumi 1 metër nga lartësia e tokës. Këto satelitë në 24 orë trajektore të tokës do të qëndrojnë nga 1-8 minuta mbi sipërfaqen e tokës së vendit tonë.

Ajo që mua po më çudit nga gjithologët e studiove të vendit që thonë se janë aty për të lokalizuar zjarret, pasi për 8 minuta që qëndrojnë mbi hapësirën e Shqipërisë nuk kanë se çfarë të lokalizojnë pasi duhet që të rikthehen pas 24 orësh mbi territorin tonë.

Ndërsa absurditeti qëndron se ne nuk kemi mjetet më minimale për të shuar zjarret dhe merremi e hedhim mbi 6 milionë euro mbi hapësirë.

Satelitët janë hedhur me një kontratë që përcakton dhe punën që ata do të kryejnë si: Monitorimin e trafikut, zjarreve, tokave bujqësore dhe indeksi i vegjetacionit (sa pemë kemi).

Por këto vetëm fotografojnë dhe nuk japin në kohë reale trafikun në vend dhe cilat zona duhet të evitojmë, pasi janë vetëm për imazhe vizuale dhe kjo e gjitha është për konsum politik dhe të brendshëm politik", tha Duleviç.

Të fundit