Flash News

E-TJERA

“S'bëhet gjë, u ndërrua shefi”/ Si u përfshi 'DPSHTRR' në falsifikimin e dokumenteve për xhamat e zinj (përgjimet)

“S'bëhet gjë, u ndërrua shefi”/ Si u
Foto Ilustruese

Janë zbardhur përgjimet e 7 të arrestuarve të cilët merrnin shpërblime kundrejt falsifikimeve të dokumenteve për xhamat e zinj të makinave dhe raporteve mjekësore. Mes të arrestuarve është nje zyrtar i DPSHTRR Durrës dhe një mjek.

Bazuar te dosja e përgjimeve, bashkëpunëtori tregon se ka shkuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, për të marrë informacion se sa kushtonte rinovimi i dokumentacionit të mjetit të tij.

Pak para se t’i drejtohet DPSHTRR, bashkëpunëtori në fjalë është kontaktuar nga një agjente e sigurimeve (e identifikuar si Yllka), e cila i ka sugjeruar të japë ryshfet për të marrë dokumentet që do.

“Pak metra pa shkuar tek Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë janë zyrat e disa kompanive të sigurimeve dhe agjentet që punojnë në këto zyra të kapin vetë dhe të pyesin se për çfarë shërbimesh je i interesuar.  Sapo është afruar aty e ka pyetur një grua rreth 55 vjec se për cfarë interesohej dhe pasi i ka treguar dokumentat e mjetit i thotë sa kushtonte siguracioni mjetit dhe sa rinovimi i te gjithë dokumentave. Ajo është prezantuar me emrin Yllka, ishte me detyrë agjente sigurimesh dhe në zyrë punonte bashkë me një vajzë më të vogël se ajo në moshë. Kur ka parë makinën që kishte të parkuar jashtë ajo i thotë “se përse nuk e vishte me xhama të zinj”. Kallëzuesi i thotë se do kishte dëshirë por ka hallin mos i nxjerr probleme policia pasi këto makina i ndalojnë shpesh herë nëpër postoblloqe”, thuhet në dosje.

Gjatë bisedës, Yllka i ka propozuar të shkonin te një mik i saj me detyrë punoonjës në DPSHTRR Tiranë, i cili do t’ia dokumente të gjitha me letra të rregullta kundrejt një shume monetare.

“Kur kallëzuesi e pyeti se si duhet të vepronte ajo i thotë shko tek një miku im ne Sukth që ka një servis për veshje xhamash dhe i con direkt numrin e tij të celularit. Mbasi kallëzuesi të vishte xhamat e makinës të errët 100% të përparmet dhe të pasmet do shkonte ta takonte atë (Yllken) e cila do ta pajiste me një autorizim në vlerën 5000 lekë të reja e më pas do kalonte makinën në kontroll fizik. Më pas duhej paguar mandati 20000 lekë të reja (taksa shtetërore pesë vjecare) dhe tek punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë nëpërmjet Yllkes do cohej shuma 4000 lekë të reja në formë ryshfeti në mënyrë që xhamat të ishin më të errësuar se sa e lejon ligji”, thuhet në dosjen hetimore.

Pjesë nga biseda e transkriptuar e zhvilluar në datë 18.11.2011

A-Bashkepunetori   B-Gersi  C-Yllka D-Redi

Takimi i parë

A-Mirmëngjesi si je?

B-Si u gdhive ti? Futu brenda.

A-A e ke hap? Si duket si ka dalë?

B-Si të duket ty?

A-Mir ka dalë.

B-Ashtu siç e doje ti.

A-Po.

B-Në rregull.

A-Po tash ça letra duhen me marr un, për me i çu atje?

B-Ja ku i ke aty mbi kroskot.

A-Këto janë me i marr me i bashkangjit për me i çu atje.

B-Jo jo te kontrolli fizik.

A-Ça është kjo faturë?

B-Po.

A-A e ke bërë xhamin e parë?

B-Po pse më ke thënë për xhamin e parë?

A-Po o vëlla xhamin e parë.

B-Nuk më ke thënë se e para nuk lejohet me letër xhami i parë s’ka ligj që e lejon, paguaj taksë sa të dush ti, me ligj nuk lejohet.

A-Po jo o vëlla a të tha Erjoni bëhet ty.

B-Dy të parët, jo të parin.

A-Po jo or burr unë të thashë e të parin dje ty.

B-O vëlla se jemi keqkuptu këtu nuk ka logjik që ti të marrësh leje,e të besh xhamin e parë se ti nuk bën dot kolaudim,ata mu nuk më ka thënë gjë për të parin po për dy të parët. I pari nuk ka ligj që e mban, se nuk lejohet as me ngjyrë as pa ngjyrë, pastaj po qe se ky do e bëj është gjë tjetër, po un e di që ky më ka thënë vetëm dy te parët,e këtej, jemi keqkuptu gjëra që ndodhin, dhe thjesht nuk desha ta besoja përderisa po më kërkoje faturë, se fatura nuk lidhet me të parin.

A-Tjetër fatura tjetër xhami parë.

B-Po thjesht jemi keqkuptuar.

A-Po deri në 25% kalohet në kolaudim.

B-Kë ?

A-Xhamin e parë.

B-Xham ballor e ke vizë, ja ta ka vu shteti nuk lejohet as 25 as 0 këtu lejohet, këtu ta kam 50 pavarësisht se ti e ke 100, këtu ta kam bo 90 pavarësisht se e ke 100 kupton.

A-Sa lejohet aty për mbrapa ?

B-90%.

A-Lejohet me ligj?

B-Me ligj.

A-Vetëm i pari s’lejohet me ligj.

B-Me këtë errësirë që ke ti edhe i pari merr errësirë.

A-Për këtë të parin si t’ja bëj?

B-Këtu e ke vizë.

A-Po nga 20% s’ja vë dot, t’ja kishe bo se un kam fol me Erjonin.

B-Ti nuk ke për ta kuptu që e ke të vesh atë lloj xhami se është i bardhë.

A-Po bëje o vëlla.

B-Në rregull.

A-Sa duhet me të prit?

B-Për atë do shtosh e pezjet mijë lekë.

A-Sa total?

B-Dyqind mijë lekë.

A-Po mir mo vëlla bëje, por sa duhet me të prit?

B-Dyzet minuta deri në një orë.

A-Si e ke emrin ti?

B-Gesi.

A-Po dalim ne po pimë një kafe e po vijmë.

B-Okej.

Takimi i dytë

A-Hë Boss,apo nuk është këtu ai?

B-Kjo është ajo që më ke kërku 20%.

A-Ti je shefi, më duket sikur ai Erjoni jo andej jo këtej.

B-Përgjegjësia ime është zero të kam paralajmëruar qysh dje.

A-Mir mir ti e di.

B-Unë jam më rregull për vete.

A-Sa përqind ja ke vesh?

B-Kjo këtu?

A-Sa ja ke vendos që ta di unë?

B-Ketë ja kam vendos 95%.

.....

D–Për zotin për momentin,nuk bëhet dot gjë,e kan shtrëngu situaten,mu po më ikën zari,se e di sa vet jan kështu si ti ,per pun të ndryshnme e gjëra të vogla,të kisha mundësi tjeter do kisha ik veç të mbaroja pun ty se un me kët punoj,do kisha  ik te tjetri,e kupton sishte problem,veç të mbaroja punën ty,është shtrëngu kjo pun nga që ka ardhë shefi madhë nga Drejtoria e Përgjithshme ka fillu pune ketu,sa tja gjëjn lidhjet sa te ambjentohet ,që tu thot këtyre lirouni pak mos rrini kështu,se normal dhe ky lek do se i bje me mar veç rrogën,e mos me mar lek,se për pun kan dal e këta,do të kosultohem e një her me këta.

Të fundit