Flash News

E-TJERA

Seanca zgjati mbi 20 orë/ Votohet me 77 vota pro qeveria "Rama 3", pritet betimi te Presidenti Meta

Seanca zgjati mbi 20 orë/ Votohet me 77 vota pro qeveria "Rama

Qeveria "Rama 3" dhe programi qeverisës i PS është votuar në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim. Seanca plenare nisi në orën 10.00 të mëngjesit të djeshëm dhe përfundoi sot rreth orës 06.00.

Kjo seancë maratonë nisi me prezantimin e programit qeverisës, më pas ministrat iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve për projektet e bëra publike, vazhdoi me debate pozitë-opozitë dhe përfundoi me votimin e qeverisë dhe programit.

Pritet që ditën e sotme ose nesër qeveria e re të betohet para Presidentit të Republikës, i cili e derkretoi disa ditë më parë. Pasi të përfundojë kjo procedurë, kabineti Rama nis zyrtarisht punën.

Kujtojmë se gjatë seancës, kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha ka refuzuar të flasë pa praninë e kryeministrit Rama në Kuvend, duke krijuar tensione dhe debat.

Kreu i qeverisë u rikthye pas rreth 2 orësh dhe u shpreh se ka ardhur në sallë vetëm pas kërkesës së opozitës, sepse sipas tij, nuk ka asnjë detyrim të jetë i pranishëm. Ai tha se ishte larguar nga Kuvendi për shkak të ngarkesës së punës.

Për herë të parë në Shqipëri një parti fiton zgjedhjet për herë të tretë radhazi. Në zgjedhjet e 25 prillit PS fitoi 74 mandate, PD mori 59, ndërsa LSI arriti të fitonte vetëm 4 të tilla dhe PSD me 3.

Të fundit