Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 1.3 kg kokainë në Tiranë, tre të arrestuar

Sekuestrohen 1.3 kg kokainë në Tiranë, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogrë në Tiranë.

P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, u kapën në rrugën “Myslym Shyri” dhe gjatë kontrollit fizik 35-vjeçarit iu gjet 1 kg e 130 gramë lëndë narkotike kokainë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, një automjet dhe telefonat e të arrestuarve.

Njoftimi:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 3", në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Collaboration 3". 

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë. 

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Myslym Shyri", shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E. R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.     

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit