Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 12 820 paund të padeklaruara në Rinas

Sekuestrohen 12 820 paund të padeklaruara në Rinas

Një sasi prej 12.820 paund është sekuestruar në Rinas. Shtetasit K. M., i janë gjetur paratë në çantën e shpinës teksa tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.

28-vjeccari nga Burreli me banim në Londër është proceduar penalisht, ndërsa shuma që kishte me vete i është sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të fundit