Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë dhe eksploziv C4, arrestohet 20-vjeçari, në kërkim i vëllai

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë dhe eksploziv C4, arrestohet

Një 20-vjeçar është arrestuar, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi u kapën me mina dhe eksploziv të cilat dyshohet se do t’i përdornin në ngjarje të rënda kriminale.

Sipas policisë, Jesar Shabaj 20 vjeç dhe Jaser Shabaj 23 vjeç, dyshohet se do të përdornin 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë.

Po ashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit dhe një përforcues grushti.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës intensive për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”. Si rezultat u bë ndalimi i shtetasit J.Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë (dhe në Shkodër). Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi J.Sh, 23 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit për këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike). Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të dokumentuar implikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit