Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen afro 4 mijë karta angleze SIM në Rinas, erdhën me postë, dyshime mbi grupet kriminale

Sekuestrohen afro 4 mijë karta angleze SIM në Rinas, erdhën me

Janë sekuestruar 3.991 karta angleze SIM në aeroportin e Rinasit të cilat mbërritën në Shqipëri me postë.

Policia ka vënë nën hetim M. H për veprat penale”Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” pasi pakoja me kartat SIM ka ardhur në adresë të këtij shtetasi.

“Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, më datë 09.06.2022, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze”, njofton policia.

Karta SIM shiten në tregun e zi dhe përdoren përveç mashtrimeve kompjuterike, edhe nga bota e krimit me qëllim komunikimi me një numër të huaj që të mos përgjohen. Dyshohet se kartat edhe në Shqipëri mund të përdoreshin nga njerëz të krimit.

Një ditë më parë, një tjetër skandal ndodhi me numrat e telefonit në 3 milionë shqiptarëve të cilat shiteshin online për 4 mijë dollarë.

 

Të fundit