Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari dhe një efektiv policie, në kërkim 3 të tjerë

Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike në Pogradec, arrestohet

Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për trafikimin e lëndëve narkotike në Pogradec dhe në Krujë.

Policia sekuestroi në 23 kg lëndë narkotike të dyshuar si kokainë të ndarë në pako me destinacion jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në pranga u vu  R. T., 44 vjeç, dhe u shpallën në kërkim 3 persona të tjerë Sh. I., 48 vjeç, S. O., 44 vjeç dhe M. T., 32 vjeç. Ndërsa Borizanë të Krujës u ndalua një punonjës policie, B. V 35 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Finalizohet operacioni policor i koduar "Hudënishti".

Operacioni pas një hetimi 2-mujor, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohet 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, u finalizua operacioni i koduar "Hudënishti", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasi R. T., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. I., 48 vjeç, S. O., 44 vjeç dhe M. T., 32 vjeç.

Gjithashtu në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u bë ndalimi i shtetasit B. V., 35 vjeç, banues në Borizanë, Krujë (punonjës policie).

Në bazë të informacioneve të grumbulluara gjatë periudhës hetimore 2-mujore se disa shtetas, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike dhe synonin të trafikonin një sasi droge jashtë vendit, forcat e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sasisë prej 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

 

Të fundit