Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme paundësh në Portin e Durrësit, ishin fshehur në furgonin që vinte nga Italia

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme paundësh në Portin e
Foto ilustruese

Kapet një sasi e konsiderueshme paundësh në Portin e Durrësit.

Mësohet se sasia e parave u gjetën të fshehura në një furgon që kishte mbërritur nga Italia me traget gjatë ditës së sotme.

Drejtuesi i furgonit ku u gjetën paratë, shuma e të cilave ende nuk është saktësuar, është shoqëruar në komisariat dhe po jep sqarime.

Po ashtu, po sot në Portin e Durrësit u kap një sasi prej 300 kg kokainë që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion Italinë.

Të fundit