Flash News

E-TJERA

"Koka" e bandës dy shqiptarë, sekuestrohet "perandoria" e drogës me vlerë 3.8 mln dollarë në Britani

"Koka" e bandës dy shqiptarë, sekuestrohet

Një shtëpi bari e kthyer gati në një “perandori” kokaine me vlerë 3.8 milionë dollarë, u sekuestrua një ditë më parë në Leicester në Britaninë e Madhe.

Banda e krimit që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, Besmir dhe Gazmend Kortoci, kishte në pronësi rreth 14 shtëpi të tjera bari të cilët transportonin droga të llojeve të ndryshme. Dy vëllezërit shqiptarë kishin përdorur agjentët e pronave për t’i marrë me qira dhe për t’i kthyer në shtëpi bari.

Vlera totale e kanabisit të sekuestruar arrinte në rreth 3.8 milionë paund.

Besmir Kortoci, 30 vjeç, u dënua për 9 vjet e 9 muaj burg. Ai u deklarua fajtor për pesë akuza sipas Aktit të Dokumentit të Identitetit. Ëesley Moden, 41 vjeç u burgos për 5 vjet, Gazmend Kortoci, 26 vjeç, u burgos me 6 vjet e 9 muaj.

Mohamed Omar u dënua me 7 vite burg dhe Latif 47 vjeç u burgos me 5 vite e gjysmë.

"Koka" e bandës dy shqiptarë, sekuestrohet

Të fundit