Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë në doganën e Durrësit

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë
Ilaçet e sekuestruara

Në doganën e Durrësit është kapur një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Policia kontrolloi kamionin me targa TR1524S dhe ACR919, ku konstatoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar

Ilaçet u sekuestruan më pas nga policia. Drejtuesi i kamionit ishte me inicialet K.R.

“Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan  një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan”, thuhet në njoftim.

Të fundit