Flash News

E-TJERA

Selia blu shpallet skenë krimi, policia vendos shiritin e verdhë, mbërrijnë drejtori i Policisë dhe prokurorja e Tiranës

Selia blu shpallet skenë krimi, policia vendos shiritin e verdhë,

 

Policia ka shpallur godinën e PD-së skenë krimi. Selia blu është rrethuar me shirit të verdhë.

Në selinë blu ka mbërritur drejtori i Policisë së Tiranës dhe prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Prokurorja deklaroi para selisë blu se personat përgjegjë për protestën do përgjigjen para ligjit.

Në selinë blu ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika i cili deklaroi se selia e PD-së tashmë është një skenë krimi dhe çdokush që ka kryer akte dhune, do përgjigjet.

"Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin. Ka persona të lënduar lehtë. Nuk e dimë se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, do hetojmë", tha ai.

Të fundit